Përkthyes/përkthyese vullnetarë/vullnetare

Nëse ju nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes, mund të ndodhin lehtë keqkuptime ndërmjet jush dhe të tjerëve. Me qëllim që ju dhe partnerët tuaj të bisedës të mund të komunikoni më mirë me njëri-tjetrin, vendi i shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimin kualifikon përkthyes/përkthyese vullnetarë/vullnetare. Këta përkthejnë gjatë bisedave dhe informojnë mbi kulturat e ndryshme në institucionet e mëposhtme:

  • në të gjithë kopshtet e fëmijëve në Hailbron
  • në të gjitha shkollat në Hailbron
  • në të gjithë vendet e këshillimit në Hailbron
  • në seksione të ndryshme në bashki
  • në institucione për njerëz me aftësi të kufizuara

Përkthyesit vullnetarë mund të prenotohen vetëm nga institucionet përkatëse tek vendi i shtabit. Prandaj pyesni për këtë arsye, ju lutemi, në organizatat e përmendura, nëse këto bashkëpunojnë me vendet e shtabit dhe nëse mund të prenotojnë për ju një përkthyes/përkthyese.

Tani për tani ka rrjetet e mëposhtme të përkthyesve:

  • Multiplikatorët e prindërve në Hailbron ("EMU"): Ata/ato përkthejnë gjatë bisedave të prindërve ose mbrëmjeve me prindërit në kopsht ose shkollë dhe informojnë mbi sistemin gjerman të arsimimit.
  • Përkthyesit/përkthyeset kulturorë/kulturore: Ata/ato përkthejnë gjatë bisedave në vendet e këshillimit.
  • Welcome Guides [Udhërrëfyesi i mirëseardhjes]: Këto/këta përkthejnë gjatë bisedave tek autoritetet dhe në vendet e këshillimit për migracionin. Atje ata/ato ju mbështetin po ashtu gjatë plotësimit të formularëve. Në veçanti në fushën e tregut të punës ata përkthejnë gjatë bisedave, i bëjnë transparente strukturat e aktorëve të tregut të punës dhe ju mbështetin gjatë përgatitjes së dokumenteve të aplikimit.
  • Këshilltarët për familje me fëmijë me aftësi të kufizuara: Ata/ato përkthejnë në institucionet për njerëz me aftësi të kufizuara.

Një përkthyes të betuar në Hailbron ju gjeni këtu: