Hailbroni i shumëllojshëm

Pjesët e qytetit sipas banorëve
Qyteti i Hailbronit përbëhet nga nëntë pjesë qyteti, në të cilat jetojnë njerëz nga 150 kombe. Secila nga këto pjesë qyteti ka karakterin e saj vetjak, qendrën e saj të vendit dhe jetën e saj kulturore vetjake. Me marrjen e pjesës më të vogël të qytetit, Klingenberg, Hailbroni u bë në vitin 1970 qytet i madh.

Vendndodhje ekonomike
Falë lidhjeve të tij të shkëlqyeshme të qarkullimit dhe potencialit të tij të lartë inovativ Hailbroni numërohet në një nga vendndodhjet më të rëndësishme ekonomike të landit Baden-Vyrtemberg. Nëpërmjet të përzierjes së mirë të degëve dhe ndërmarrjeve të klasës së parë gjenden në të gjithë botën produkte të larta "Made in Heilbronn" nga fushat e prodhimeve mekanike, prodhimeve të automjeteve, industria e paketimit, lëndë ushqimore dhe kënaqësie si dhe elektroteknike.

Qytet i gjelbër buzë Neckar
Topografia e gjelbër përgjatë Neckar vazhdon direkt në qendër të Hailbronit dhe bën që jeta në qytet të ketë një kualitet të lartë. Përgjatë Necker fton shëtitorja piktoreske e bregut për të ecur shëtitje dhe për të ngarë biçikletën. Mbi Necker ofrohen shumë mundësi për sporte në ujë. Me Ekspozitën Federale të Kopshteve (BUGA), e cila do të organizohet në vitin 2019 në Hailbron, Neckar afrohet edhe më tepër pranë qytetit.

Qytet i verës
I rrethuar nga male me vreshta Hailbroni është i karakterizuar që prej shekujsh nga prodhimi i verës dhe i njohur për verën e shkëlqyer. Vera e Hailbronit lë të shijohet më së miri në një pijetore tipike të quajtur "Besenwirtschaft" ose në fshatin e pëlqyeshëm të verës përreth bashkisë.