Shëndeti

Një rrjet i dendur në institucione mjekësore, mjekë të licencuar dhe arka të sigurimit shëndetësor ofrojnë një përkujdesje të shkëlqyeshme mjekësore në Hailbron. Në Hailbron ka gjithsej rreth 550 mjekë me veprimtari pune, nga mjekët të përgjithshëm deri tek specialistët për kardiologji, neurologji dhe radiologji. Përkujdesjen stacionare dhe ambulante të rrethit të qytetit dhe të krahinës e mbulojnë klinikat "SLK" Hailbron shpk me katër ndërtesa dhe mbi 1600 shtretër, ku gjatë kësaj ndërtesa më e madhe ndodhet në "Gesundbrunnen" [burimi i shëndetit] në Hailbron.

Një listë të të gjithë mjekëve nga rrethi i qytetit dhe i krahinës ju gjeni në faqen e internetit të qytetit të Hailbronit. Atje ju gjeni gjithashtu gjuhët, të cilat fliten nga punonjësit e klinikës.

Lista e mjekëve

Seksioni i shëndetësisë
Seksioni i shëndetësisë i qytetit është një institucion shërbimi për qytetaret dhe qytetarët e qytetit të Hailbronit. Ai informon mbi mënyrat e shëndetshme të jetesës, rreziqe të shëndetit dhe parandalime të sëmundjeve. Pikat e rëndesës së seksionit të shëndetësisë të qytetit janë

  • shërbimi i mjekësor zyrtar
  • mbrojtja e shëndetit
  • shërbimi mjekësor i të rinjve
  • shërbimi mjekësor dentar i të rinjve
  • nxitja e shëndetit dhe këshillime

Shërbimi emergjent i farmacive

Informacione të mëtejshme