Parapërgatitja për mësimin e rregullt

Nëse fëmija juaj në kohën e fillimit nuk fa fare ose ka pak njohuri të gjermanishtes, kjo i njoftohet gjatë regjistrimit seksionit të qytetarëve ose autoritetit për të huajt, zyrës për menaxhimin e arsimimit komunal. Kjo ndërmjetëson që prej viti 2015 një vend shkolle për të emigruar të rinj, të cilët nuk kanë asnjë njohuri të gjermanishtes (Clearingstelle/vendi i sqarimit). Fëmijëve, sipas moshës dhe llojit të shkollës, iu caktohen ose një vend shkolle në një klase parapërgatitore ("VKL"), ose në një vit kualifikimi paraprak për punë dhe profesion me pikërëndesë përvetësimin e njohurive të gjermanishtes ("VABO"). Atje fëmijët parapërgatiten nga ana gjuhësore për mësimin, dhe mbështeten gjatë kësaj për të arritur një përfundim të shkollës. Oferta e ndërmjetësimit të vendit të shkollës qëndron në dispozicion si për familje emigrante nga BE-ja, ashtu edhe për familje nga vendet e treta.