Të dashur qytetare te reja, të dashur qytetarë të rinj,

mirë se erdhët në qytetin tonë të shumëngjyrshëm dhe të shumëllojshëm! Unë gëzohem që ju keni vendosur ta bëni Hailbronin si atdheun tuaj të ri. Këtu jetojnë rreth 125 000 banorë nga 150 kombe. Si një vendndodhje e rëndësishme ekonomike evropiane në veriun e Baden-Vyrtembergut Hailbroni ofron vende të shumta pune. Neckar dhe malet e vreshtave e karakterizojnë panoramën idilike të topografisë. Për një kualitet të lartë të jetës kujdesen si oferta e shkëlqyeshme arsimore ashtu edhe brendësia ftuese e qytetit, oferta e gjerë e jetës së shoqatave, aktivitete të larmishme kulturore dhe sportive si dhe një gastronomi e rehatshme. Por para së gjithash e bëjnë njerëzit e hapur ndaj botës qytetin e madh të vogël buzë Neckar të vlefshëm për të jetuar dhe për ta dashur.

Me anë të kësaj broshure të mirëseardhjes ne dëshirojmë t'ju mbështesim juve gjatë orientimit në kohën e fillimit në Hailbron. Ju gjeni këtu informacione të rëndësishme dhe praktike, të cilat mund të lexohen po ashtu në dymbëdhjetë gjuhë të tjera.

Unë ju uroj juve një fillim të mbarë, që ju të ambientoheni shpejt në Heilbron dhe të ndiheni shumë mirë këtu.

Kryetari Juaj i

Parë i Lartë i Bashkisë

Newsletter Stabsstelle Partizipation und Integration

Sie möchten regelmäßig Informationen zu interkulturellen Veranstaltungen, aktuelle Förderausschreibungen, Maßnahmen u.v.m. aus dem Integrationsbereich erhalten. Schicken Sie uns dafür eine E-Mail unter integration@heilbronn.de. Wir nehmen Sie gerne in unseren Verteiler auf!

"Bitte beachten Sie, dass das Vervielfältigungsrecht beim Verlag liegt. © Verlag für Eingemachtes, Pforzheim"

Zeigen Sie #FlaggefürVielfalt - Jetzt!