Teatri dhe muzika

Teatri i Hailbronit
Me tre tribunat - ndërtesën e madhe, ndërtesën e komedisë dhe me "Boxx" - dhe me mbi 160 000 vizitorë në vit teatri i Hailbronit numërohet tek pikat më të mëdha tërheqëse kulturore të regjionit Hailbron-Franken.

Orkestra e dhomës e Vyrtembergut në Heilbronn (WKO)
Që prej themelimit në vitin 1960 "WKO"-ja është e pyetur në metropolet e muzikës në gjithë Gjermaninë dhe jashtë shtetit. Me koncertet e saj të abonuara mujore me serinë e koncerteve "redblu meets klasik", serinë e muzikës së dhomës në arkën e kursimit të rrethit si dhe me formatet e koncerteve për foshnja, fëmijë dhe të rinj "WKO"-ja, është një shtyllë e jetës kulturore në regjion.

Qendra e koncerteve dhe kongreseve "Harmoni"
Qendra e koncerteve dhe kongreseve "Harmoni", me 170 000 vizitore dhe vizitorë në vit, është vendi më i madh i aktiviteteve në regjionin Hailbron-Franken: Këtu dalin në skenë "Orkestra e dhomës e Vyrtembergut" si dhe artiste dhe artistë të famshëm. Përveç kësaj këtu zhvillohen sesione dhe kongrese të rëndësishëm.

Shkolla e muzikës e qytetit
Shkolla e muzikës e qytetit ofron për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mësim instrumental dhe të të kënduarit në K3 (Berliner Platz) dhe në pjesët e qytetit. Fëmijët mund të mësojnë ndërmjet 18 muajsh dhe 6 vjet në muzikën për xhuxhmaxhuxhë dhe në edukimin e hershëm muzikor këngë dhe ritme. Në rrotulluesin e instrumenteve secili mund të provojë në një vit shkollor instrumente të ndryshme. Përveç kësaj shkolla e muzikës e qytetit ofron mësim në teori muzike, të kënduar, instrumente të ndryshëm dhe si shtesë, të luajturit në ansambël dhe orkestër. Shkolla e muzikës organizon çdo vit disa ditë të dyerve të hapura, në të cilën mund të provohen instrumentet.