Ndihmë për përfshirjen

Ndihmat për përfshirjen paraqitin një formë të veçantë të ndihmës sociale. Ato mund të merren në konsideratë nga njerëz me një aftësi të kufizuar fizike, psikike ose shpirtërore, derisa këta, për shkak të aftësisë së kufizuar janë të kufizuar thelbësisht në aftësitë e tyre për të marrë pjesë në shoqëri ose janë të kërcënuar nga një aftësi thelbësore e tillë.
Ndihmat mund të sillen si ndihma shërbimi, sendesh ose të hollash (buxhet personal) dhe të sigurohen në formë të ndihmës ambulante, stacionare të pjesshme ose stacionare.
Synimi i ndihmës për përfshirje është t’iu mundësojë njerëzve me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe t’i aftësojë ata për një jetë të pavarur.