Biletën e “nuhatjes”

Mirëserdhët në Landin HNV

Ju jeni të sapoardhur në Hailbron dhe nuk përdorni akoma një mjet qarkullimi publik? Atëherë merrni tani dhuratën tuaj shumë të veçantë të mirëseardhjes: Biletën e “nuhatjes”.

Bileta e “nuhatjes” nuk është një ofertë tarife e caktuar. Emri e tregon tanimë këtë. Me këtë biletë mund të “nuhatet” brenda ofertave të HNV, pra të provohet të udhëtohet me autobus dhe tren. Dhe pikërisht pa kosto dhe pa detyrime.

Kjo bëhet kështu: Regjistrohuni në një nga seksionet e qytetarëve të Hailbronit. Punonjësit e shërbimit i dorëzojnë atje çdo qytetareje të re dhe çdo qytetari të ri një paketë HNV me informacione për qarkullimin e afërt publik për persona. Paketa HNV përmban për çdo anëtar të familjes (të rritur dhe fëmijë nga 6 vjeç) një kartë kërkese, me të cilën ju mund të kërkoni një biletë “nuhatjeje”. Në këtë kartë shënoni emrin tuaj të plotë, adresën tuaj të re dhe datën e nisjes. Nga data e nisjes fillon faza juaj personale e testimit në autobusët dhe trenat e HNV. Kartat e plotësuara komplet i dërgoni me postë në HVN ose i dorëzoni këto personalisht atje. Më tej ju merrni biletën tuaj personale të “nuhatjes” dhe mund të provoni me këtë për dy javë transportin e afërt publik për persona në Landin HVN.

HVN ju mbështet dhe ju përgjigjet me dëshirë pyetjeve tuaja gjatë fazës suaj të “nuhatjes”.

“Heilbronner Hohenloher Haller Nahverkehr (HNV) është referente për të gjithë, të cilët udhëtojnë me mjetet e transportit publik. Tramvajet e qytetit, autobusët e qytetit si dhe autobusë të shumtë regjionalë lidhin Hailbronin me regjionin dhe, në lidhje me 21 ndërmarrje të qarkullimit, kujdesen për një lëvizshmëri të qëndrueshme dhe mbrojtëse të mjedisit. Oferta e autobusëve, trenave dhe tramvajeve të qytetit në Landin HNV është mjaft e mirë: Linjat e autobusit të qytetit udhëtojnë si rregull çdo 15 minuta, tramvajet e qytetit çdo 20 minuta, autobusët regjionalë dhe trenat çdo 30 minuta. Planet e udhëtimit ju i merrni online (në linjë) dhe në qendrën e klientëve të HNV.

Përveç kësaj: nën www.hnv.land ju gjeni sende me dobi dhe që ia vlen të dihen përreth lëvizshmërisë së qëndrueshme veçanërisht për qytetare të reja dhe qytetarë të rinj. Lëvizshmëria e qëndrueshme përmban edhe këmbësorin dhe çiklistin.