Të moshuarit

Të moshuarat dhe të moshuarit gjejnë në Hailbron të gjitha, me qëllim që të mund të bëjnë një jetë aktive deri në moshë të lartë. Mundësi furnizimi në afërsi të vendbanimit, një rrjet autobusi dhe treni të zgjeruar mirë dhe shumë oferta kohe të lirë dhe kulturore.

Pikë mbështetje e shërbimit Hailbron
Pika e mbështetjes së shërbimit në Hailbron është një vend kontakti dhe informacioni për të gjithë që kanë nevojë për ndihmë dhe të afërmit e tyre. Ajo ofron informacione të gjera mbi ndihmat e nevojshme dhe kontributet e mbështetjes në rast shërbimi. Përveç kësaj, Pika e mbështetjes së shërbimit në Hailbron koordinon dhe lidh në rrjet oferta përreth shërbimit afër vendbanimit.

Udhërrëfyes për të moshuarit
Informacione speciale për të moshuarat dhe të moshuarit janë përmbledhur po ashtu në "Udhërrëfyes për të moshuara dhe të moshuar - Hailbroni miqësor ndaj të moshuarve". Broshura merret falas tek seksioni për familje, të rinj dhe të moshuar, tek të gjitha seksionet e qytetarëve dhe tek zyra e të moshuarve. Broshura mund të kërkohet edhe në linjë.