Sporti/Lojërat
Vendet e lojërave
Tek 139 vende lojërash dhe futbolli në zonën e qytetit të Hailbronit fëmijët kanë mundësi të shumta për të luajtur dhe bërë potere. Tek më të mëdhenjtë bëjnë pjesë:
- vendi i lojërave në parkun "Wertwiesenpark Nord & Süd"
- vendi i lojërave në parkun "Pfühlpark
- vendi i lojërave në parkun "Ziegeleipark"
- vendi i lojërave në "Corell’sche Inseln"
- vendi i lojërave për fëmijë/fusha e futbollit tek sheshi "Silcherplatz" vendi i lojërave për fëmijë/fusha e futbollit tek rruga "Talheimer-Straße"
Pishinat Në Hailbron ju qëndrojnë juve gjithë vitin në dispozicion pishina e kohës së lirë Soleo dhe pishina e mbuluar Biberach si dhe tre pishina të hapura nga maji deri në shtator.
Arena "Kolbenschmidt" (stadiumi i akullit)
Arena "Kolbenschmidt" është e hapur si rregull nga mezi i gushtit deri në mesin e majit. Këtu secili jo vetëm që mund të rrëshqasë mbi patina, por edhe mund të vizitojë ndeshjet e "Falken" [skifterëve] të Hailbronit në ligën e 2-të të hokejit mbi akull të Gjermanisë.
„Kletterarena“
"Kletterarena" është një impiant i brendshëm për të gjithë fillestarët dhe profesionistët, të cilët kanë kënaqësi në ngjitjet [alpiniste] dhe ngjitjet e lira [pa litar].
Rrugët për patina "inline" dhe pistat për "skateboard"
Dy rrugë të pajisura me tabela ("Inline on Line I" dhe "Inline on Line II") dhe disa pista për "skateboard", psh. në "Theresienwiese" dhe në "Wertwiesenpark" sjellin shumë kënaqësi mbi rrota.
Sheshet e minigolfit
Sheshet e minigolfit gjenden në parkun e kohës së lirë "Wertwiesen". Vendndodhja në parkun "Europaplatz" do të zhvendoset deri tek "BUGA" 2019 në parkun "Wertwiesenpark".
Informacione të mëtejshme:
Institucione për të rinjtë dhe qendrat e familjeve
Institucionet për të rinjtë dhe qendrat e familjeve të qytetit të Hailbronit ofrojnë në çdo pjesë të qytetit oferta të shumëllojshme kohe të lirë dhe përkujdesjeje për të gjithë familjen.