Formimi i mëtejshëm, dija dhe eksperimentimi

Shkolla e lartë popullore
Shkolla e lartë popullore (VHS) është një vend për të mësuar dhe për të gjithë atje - për gra, burra dhe fëmijë dhe pavarësisht nga arsimimi i tyre ose rrethi i tyre kulturor. Në "VHS" [Shkollën e larë popullore] ju mund të mësoni shumë gjuhë të ndryshme, të vizitoni kurse kompjuterësh, të kryeni diplomën e shkollës kryesore, të mësoni të gatuani, të jeni kreativ, të lëvizni dhe shumë gjëra të tjera. Të mësosh me njerëz të tjerë të jep kënaqësi! Ejani thjesht këtu ose informohuni në internet për ofertat e kurseve!

Biblioteka e qytetit
Biblioteka e qytetit të Hailbronit vendos në dispozicion për huadhënie medie të shumta në bibliotekën qendrore në K3, në bibliotekën udhëtuese "ROBI" dhe në bibliotekat e saj të pjesëve të qytetit në Bëkingen dhe Biberah. Krahas librave, muzikës, filmave, notave, lojërave, gazetave dhe revistave në vend ofrohen në huadhënien në linjë Hailbron-Franken edhe medie digjitale të të gjitha llojeve për t'u shkarkuar. Një platformë të mësuari me kurse të mësuari elektronikë plotëson ofertën në linjë. Aktivitete të shumëllojshme për fëmijë dhe të rritur ftojnë për një vizitë të bibliotekës. Në bibliotekën qendrore të Hailbronit qëndrojnë në dispozicion vende pune me PC [kompjuter personal] me lidhje interneti dhe W-LAN.

Podcast Mehrsprachigkeit

experimenta
Pas rindërtimit dhe zgjerimit, “experimenta” ofron në mbi 25.000 metra katrorë botë të reja të mrekullueshme të temave dhe laboratorë të pajisur me kualitet të lartë, një kuzhinë eksperimentale, një qendër kërkimore studentore dhe “Science Maker Space” [hapësirën e krijimit të shkencës]. Një theks i veçantë është “Science Dome” [kupola e shkencave] për projektime të jashtëzakonshme 360 gradësh, shfaqje eksperimentale dhe shfaqje me laser.