Vendi i takimit

Në Hailbron ka vende interesante të takimit si qendra për të rinjtë dhe familjet, shtëpia e disa gjeneratave ose po ashtu shtëpia e familjes, të cilat ju mbështetin juve në situata të veçanta të jetës me oferta të gjera kursesh, përkujdesjesh dhe këshillimesh. Nëse ju në kohën tuaj të lirë dëshironi të njihni njerëz nga rrethi i juaj vetjak ose nga një rreth tjetër kulturor, ju p.sh. mund të merrni pjesë në kopshtin ndërkulturor ose të bëheni aktivë në organizatat e migrantëve / sportive ose në një komunitet besimtarësh.

Aksioni lidhemi me njëri-tjetrin – kopshtet ndërkulturorë
Në kooperim me Ekspozitën Federale të Kopshteve Hailbron 2019 sh.p.k ofrohen në Hailbron kopshtet ndërkulturore. Këtu është i ftuar çdo njeri, pavarësisht nga mosha dhe prejardhja, të punojë në një grup në kopshtari, të shkëmbejë mendime dhe të ketë kënaqësi me njëri-tjetrin. Informacione më të hollësishme ju merrni tek vendi i shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimin.

Informacione të mëtejshme: