Shoqatat e sportit

Hailbroni është një qytet sportdashës: Në pothuajse 70 shoqata sporti, nga "Shoqata e përgjithshme sportive Hailbron" deri tek "Klubi i barkave me motor i Vyrtembergut " janë aktivë pothuajse 30.000 sportiste dhe sportistë. Këtu shtohen rreth 120 shoqata hobi dhe kohe të lirë. Në faqen e internetit të Lidhjes sportive të qytetit në Hailbron ju gjeni një listë me shumë shoqata dhe lidhje sportive hailbroniane tek të cilat mund të bëheni anëtarë.

Shumë hailbronianë/hailbroniane kanë një prejardhje emigracioni dhe kjo luan një rol gjithmonë e më të madh për sportin e organizuar. Me mbështetjen e programit "Integrim nëpërmjet sportit" të Lidhjes sportive të landit Baden Vyrtemberg e.V. shoqatat dhe lidhjet sportive merren aktivisht me temat shumëllojshmëri, integrim dhe çelje ndërkulturore dhe janë të hapura për anëtarë të rinj nga kultura të ndryshme.

Informacione të mëtejshme: