Kontributet e radiopërhapjes

Kontributi i radiopërhapjes financon programin e shumëllojshëm të "ARD", "ZDF" dhe "Deutschlandradio". Gjatë kësaj vlen për qytetare dhe qytetarë në moshë madhore rregulli i thjeshtë: Një banesë - një kontribut. Nuk luan asnjë rol, sa shumë aparate radiopërhapës (televizor, radio, PC [kompjuter personal] ose telefona inteligjentë) ka në një banesë ose sa persona jetojnë atje. Kontributi mbulon edhe automjetet e përdorura privatisht. Për banesa të dyta ose paralele duhet megjithatë të paguhet përkatësisht një kontribut i mëtejshëm. Për persona me të ardhura të ulëta (p.sh. marrës të të hollave të papunësisë II) ose njerëz me aftësi të kufizuara tarifat mund të hiqen ose të reduktohen me kërkesë. Kërkesat për këtë mund të merren tek seksioni i qytetarëve ose në internet.

Informacione të mëtejshme: http://www.rundfunkbeitrag.de/