Hyrja në tregun e punës

Hyrja në tregun e punës për njerëz me histori imigracioni nuk është gjithmonë e lehtë. Qytetarët e BE-së kanë hyrje të lirë dhe nuk kanë nevojë për lejë pune. Persona nga shtete të treta kanë nevojë për një lejë pune (shih edhe "Kartën Blu"), nëse ata duan të punojnë në Gjermani. Cilën hyrje kini ju në tregun e punës, mund t'ia merrni lejes së punës.

Atje mund të jenë përmendur shënimet e mëposhtme:

  • Lejohet veprimtaria e punës
    Me këtë kusht lejohet të ushtrohet çdo lloj veprimtarie e pavarur dhe jo e pavarur pune (zënie me punë).
  • Lejohet zënia me punë
    Me këtë kusht lejohet të ushtrohet çdo lloj veprimtarie jo e pavarur pune (zënie me punë). Por nuk lejohet që ju të bëheni i pavarur.
  • Fillim pune vetëm me lejen e autoriteteve për të huajt
    Ju duhet të shtroni një kërkesë për lejen e zënies me punë tek autoritetet për të huajt. Për këtë ka nevojë për një premtim vendosjeje në punë ose më mirë për një kontratë pune.

Në rast të pyetjeve për këtë ju mund t'i drejtoheni autoriteteve për të huajt ose agjencisë së punës.

Informacione të mëtejshme: