Të hollat për fëmijë

Të hollat për fëmijë
Të gjithë fëmijët marrin deri në vitin e 18 - të moshës së tyre të holla për fëmijë. Përveç kësaj të hollat për fëmijë, nën kushte të caktuara, mund të vazhdojnë të paguhen. Kërkesa për të holla për fëmijë ju i merrni tek Agjencia për punën në Hailbron ose në linjë, në faqen e internetit të Agjenturës Federale të Punës. Kërkesën e plotësuar dërgoheni për t'u përpunuar tek arka e familjes Baden-Vyrtemberg lindje (Familienkasse Baden-Württemberg Ost) në Tauberbischofsheim.

Shtesa për fëmijë
Prindër të vetëm dhe çifte prindërish kanë pretendim për shtesa për fëmijë nëse:

  • fëmijët e tyre janë të pamartuar,
  • fëmijët e tyre janë nën 25 vjeç, 
  • jetojnë në ekonominë e tyre shtëpiake, 
  • për këta fëmijë tërhiqen të holla për fëmijë, 
  • të ardhurat mujore të prindërve e arrijnë kufirin e të ardhurave minimale, 
  • të ardhurat dhe pasuria që duhet të merren parasysh nuk e kalojnë kufirin maksimal të të ardhurave dhe 
  • nevoja e familjes mbulohet nëpërmjet pagesës së shtesave për fëmijë dhe prandaj nuk ekziston asnjë pretendim për të holla papunësie II/të holla sociale.