Sigurimi shëndetësor
Çdo banor i Gjermanisë duhet të jetë i siguruar ndaj sëmundjeve. Ka një numër të madh arkash ligjore dhe private të sigurimit shëndetësor. Një përzgjedhje ju e gjeni në internet nën kërkimin me fjalë "Krankenkasse". Ju lutemi krahasoni edhe këtu shërbimet dhe kostot e kontributeve. Regjistrimi mund të bëhet nëpërmjet të punëdhënësit, agjencisë për punë, qendrës së punës ose në këtë mënyrë, që ju të shkoni direkt tek një arkë e sigurimit shëndetësor. Është një bashkëshort tanimë i siguruar, mund të bashkësigurohen bashkëshorti tjetër dhe fëmijët e përbashkët (sigurimi familjar).