Tërheqja e anëtarëve të familjes

Ju jetoni në Hailbron dhe dëshironi, që familja juaj nga jashtë shtetit të shpërngulet për tek ju? Varur se nga jeni ju, vlejnë rregulla të ndryshme, të cilat do të shpjegohen më poshtë.

Qytetarë të BE-së [Bashkimit Evropian] / EWR-së [Asociacionit Evropian të Tregut të Lirë]
Nëse ju dhe anëtarët e familjes suaj janë nga një shtet i BE-së/EWR-së, ju mund ta merrni familjen tuaj në çdo kohë në Gjermani. Familja ka të drejtën e qëndrimit të pakufizuar dhe lejohet të punojë këtu.

Anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë vetë një nënshtetësi të BE-së/EWR-së, kanë nevojë për një vizë hyrjeje në Gjermani. Për këtë ata mund të bëjnë kërkesë në konsullatë. Në Gjermani ata duhet të bëjnë pastaj një kërkesë tek autoritet për të huajt për një lejë qëndrimi, përpara se të mbarojë viza.

Qytetarë nga shtete të treta
Nëse ju jeni nga një shtet i tretë, familja juaj (bashkëshortët dhe fëmijët nën 18 vjeç) mund të marrë një titull qëndrimi. Kusht paraprak për këtë është që ju në Gjermani

  • të keni një titull qëndrimi,
  • të dispononi hapësirë të mjaftueshme banimi dhe
  • të mund të siguroni shpenzimet e jetesës për të gjithë familjen.

Familja që shpërngulet duhet përveç kësaj të dëshmojë njohuri të thjeshta të gjermanishtes, me qëllim që të marrë një lejë qëndrimi. Megjithatë ka disa rregulla përjashtuese.

Familja e shpërngulur merr një titull të kufizuar qëndrimi, me të cilin ajo mund të fillojë gjithashtu punën.

Informacione të mëtejshme për temën „Shpërngulje e të afërmve" nën: www.bamf.de