Qendra e informacionit për profesionin (BiZ)

"BiZ"-i është për të gjithë, të cilët dëshirojnë të informohen përreth arsimimit, profesionit dhe tregut të punës. Infoteka shërben si pikë qendrore dhe informacioni. Përveç kësaj ka vende pune interneti, tek të cilat ju mund të kërkoni në internet për temat: punë dhe profesion, mësim profesioni dhe studim, aplikim dhe jashtë shtetit. Këtu ju mund të kërkoni, për shembull, nëpërmjet kërkesës online për një vend të përshtatshëm mësimi profesioni dhe pune. Në kompjuter personalë për aplikime me printer me ngjyra, skanerë dhe hyrje USB ju mund të krijoni të pavarur ose me mbështetjen e personelit dokumentet e aplikimit. Ka edhe shumë oferta të tjera, për shembull një lozhë leximi ose një "infoscreen " [ekran] me informacione për aktivitetet. Ofertat e ndryshme të këshillimit të agjencisë për punën janë falas për të gjithë.