Mësimi i gjermanishtes për të rriturit

Njohuri të mira të gjermanishtes janë të rëndësishme, për t'u kuptuar më mirë në jetën e përditshme dhe për të mundur të gjeni më shpejt punë. Një gjuhë e përbashkët është baza për bashkëjetesën e njerëzve nga vende të ndryshme. Në Hailbron ofrohen shumë kurse të ndryshme për gjuhën për grupe të ndryshme të pikësynuara, si p.sh. persona të zënë me punë, persona me fëmijë, studentë ose refugjatë. Në kurse për gjuhën ju mësoni gjuhën gjermane nga fillimi.

Ka llojet e mëposhtme të kurseve:

  • kurse për fillestarë (deri A1),
  • kurse për atë që mësojnë me njohuri bazë (deri në A2/B1) dhe
  • kurse për të përparuar (deri B2/C1).

Në shkollat e gjuhës ju mund të bëni testime klasifikimi, për të lënë të vlerësohen njohuritë tuaja të gjermanishtes dhe për të mësuar, cili kurs është i përshtatshëm për ju. Ju lutemi caktoni një termin për këshillim.

Nëse kurset e gjermanishtes financohen nëpërmjet Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë ("BAMF"), kurset quhen kurse integrimi.

Informacione të mëtejshme: