Shkolla

Shkolla
Në Gjermani ekziston që prej moshës 6-të vjeç detyrimi për shkollë. Nëse fëmija juaj e ka arritur këtë moshë, merr automatikisht një ftesë për regjistrim në shkollën më të afërt fillore. Varur nga vendi juaj i banimit, ju do të merrni një letër dhe do të informoheni nge shkolla fillore përgjegjëse. Të sapoardhurit duhet ta regjistrojnë vetë fëmijën e tyre. Pas përfundimit të shkollës fillore katërvjeçare fëmija jua viziton një shkollë të mëtejshme, si p.sh. shkollën reale me profil, shkollën reale, gjimnazin ose shkollën e përgjithshme. Për fëmijë me aftësi të kufizuara ekziston mundësia e zgjedhjes ndërmjet një shkolle nxitëse ose të vizitës përfshirëse në shkollë të një shkolle të rregullt. Përveç kësaj ka shkolla profesionale me orientime tekniko-industriale, tregtare, shkencore sociale si dhe ekonomike shtëpiake dhe bujqësore.

Zgjedhja e shkollës
Shkollat fillore u janë renditur qarqeve të shkollave. Varur nga vendi juaj i banimit, fëmija juaj do t'i caktohet shkollës që ndodhet më afër. Në të gjitha shkollat fillore ka oferta të ndryshme për gjithë ditën me aktivitete muzikore, kulturore dhe sportive. Përveç kësaj ofrojnë të gjitha shkollat fillore një nxitje të gjuhës. Në rast të shkollave të mëtejshme, varur nga interesat individuale të fëmijës suaj respektivisht profili i shkollës, ju mund të vendosni, në cilën shkollë do ta regjistroni fëmijën tuaj.

Informacione të mëtejshme