Oferta përkujdesjesh për fëmijë

Oferta përkujdesjesh për fëmijë më të vegjël
Për përkujdesjen e fëmijëve nga një deri në gjashtë vjeç qëndrojnë në dispozicion në Hailbron kopshte të shumta fëmijësh dhe kopshte ditore fëmijësh. Edhe për më të vegjël ka disa vende. Një alternativë janë nënat ditore dhe baballarët ditorë. Një veçanti në Hailbron është kopshti për fëmijë falas për të gjithë fëmijët nga mosha 3 vjeç. Kush ka nevojë për një përkujdesje të fëmijës për disa orë, gjen në Hailbron disa vende ndërmjetësimi për kujdestare fëmijësh.

Oferta përkujdesjeje për fëmijë shkolle
Me qëllim që fëmija juaj të mos ketë një rrugë të gjatë për në shkollë, ka në çdo pjesë të qytetit një shkollë fillore. Të gjitha shkollat fillore dhe shkollat më të shumta të mëtejshme në zonën e qytetit ofrojnë përkujdesje për gjithë ditën si dhe drekë në mensë. Fëmijët e shkollës janë pas shkollës gjithashtu në duar të sigurta në institucionet për të rinjtë.