Nënshtetësia

Që prej vitit 2000 vlen: Nëse një fëmijë prej prindërish të huaj lindet në Gjermani, ai merr nënshtetësinë gjermane, nëse

  • një nga prindërit kur lindet fëmija jeton të paktën që prej 8 vitesh rregullisht në Gjermani dhe
  • është në zotërim të një të drejte të pakufizuar qëndrimi.

Pas mbushjes së moshës18 vjeç shqyrtohet zyrtarisht me kërkesë, nëse mund të mbahen të dy nënshtetësitë ose nëse fëmija duhet të vendosë ndërmjet një ose dy nënshtetësive (detyrimi i zgjedhjes).

Nëse ju nuk jeni në zotërim të nënshtetësisë gjermane, ju mund ta merrni nënshtetësinë nën kushtet paraprake të mëposhtme:

  • ju dispononi një të drejtë të pakufizuar qëndrimi ose një lejë të kualifikuar qëndrimi në Gjermani.
  • ju jetoni të paktën që prej tetë vjetësh zakonisht dhe rregullisht në Gjermani.
  • ju siguroni për vete dhe familjen tuaj shpenzimet e jetës pa ndihmë sociale dhe të holla të papunësisë.
  • ju dispononi njohuri të mjaftueshme (B1) të gjermanishtes.
  • ju keni kaluar një testim të marrjes së nënshtetësisë mbi rendin ligjore dhe social.
  • ju nuk jeni dënuar për një vepër penale.
  • ju e pranoni kushtetutën gjermane.
  • ju keni humbur nënshtetësinë tuaj të vjetër ose e dorëzoni atë.

Ju e mësoni tek autoritet për nënshtetësinë në Hailbron se cilat dokumente janë të nevojshme në rastin tuaj special. Marrja e nënshtetësisë koston parimisht 255 € për person. Për të mitur pa të ardhura vetjake, të cilët do të marrin nënshtetësinë së bashku [me të rriturit], janë të nevojshme 51 € taksë.