Sigurimi shoqëror
Në Gjermani pothuajse 90 përqind e popullsisë është e siguruar me detyrim ose vullnetarisht për sigurimet shoqërore. Sigurimi shoqëror gjerman është një sistem sigurimi ligjor dhe ka qëllim të ofrojë mbrojtje financiare para rreziqeve të mëdha të jetës dhe pasojave të tyre në rast sëmundjesh, papunësie, pleqërie, aksidenteve të punës. Në sigurimin shoqëror janë të përfshira fushat e mëposhtme:
- Sigurimi ligjor ndaj papunësisë ka për qëllim të sigurojë ekzistencën në rast të papunësisë.
- Sigurimi ligjor i pensionit ka për qëllim t'i sigurojë anëtarët në pleqëri si dhe të pasjetuarit e tyre në rast të paaftësisë për ushtrimin e profesionit dhe të punës dhe në rast të vdekjes.
- Sigurimi ligjor shëndetësor mbështet ndër të tjera rivendosjen e shëndetit.
- Sigurimi ligjor ndaj aksidenteve ka për qëllim të rivendosë aftësinë për të punuar në rast të një aksidenti (pune).
- Sigurimi ligjor për përkujdesjen mbështet njerëz me nevojë për përkujdesje nëpërmjet ndihmave financiare.
Informacione të mëtejshme: