Llogari banke

Në Gjermani shumë fatura ndërkohë nuk paguhen më me të holla në dorë. Kështu p.sh. qiraja, taksat për telefonin ose po ashtu rroga mujore paguhen direkt nga llogaria ose transferohen direkt në llogari. Për këtë arsye është e favorshme dhe e rëndësishme që ju të kini një llogari vetjake banke (llogari xhiruese).

Ju mund të zgjidhni vetë, tek cila bankë ose arkë kursimi hapni ju një llogari. Ju lutemi krahasoni ofertat e bankave të ndryshme dhe informohuni ju për kushtet dhe kostot (taksat e llogarisë). Për llogarinë xhiruese ju merrni po ashtu një kartë me të cilën ju paguani në supermarketet ose mund të tërhiqni të holla direkt në bankomatet, ose të kontrolloni gjendjen e llogarisë suaj. Por merrni po ashtu parasysh, që nëpërmjet tërheqjes së të hollave në një bankë tjetër mund t'ju krijohen kosto.

Cilat prova dhe dokumente ju nevojiten për hapjen e një llogarie, ju e mësoni tek çdo bankë.