Qendra e këshillimit për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale
Që prej vitit 2012 ekzistojnë në tregun e punës në Gjermani shanse të reja për njerëz, të cilët kanë mësuar një profesion jashtë shtetit. Kush dëshiron të lerë të njihet kualifikimi i tij në Hailbron, mund të lerë të këshillohet në qendrën "Welcome Center" Hailbron-Franken. Qendra e këshillimit për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale të AWO Shtutgart ofron atje rregullisht këshillime.
- ju mund të informoheni mbi procedurën e njohjes dhe dobinë e saj,
- do të provohet, nëse janë përmbushur kushtet paraprake për një procedurë,
- ndihmoheni, të gjeni profesionin gjerman referues,
- ju ndihmojnë, të gjeni vendin përkatës për profesionin tuaj vetjak,
- mbështeteni, t'i bashkërendisni dokumentet dhe të plotësoni formularët si dhe,
- të vlerësoni kostot dhe të shqyrtoni mbështetjet e mundshme financiare.
Ju sqaroheni po ashtu për këtë, cilat mundësi kualifikimi ekzistojnë, me qëllim që ju të merrni njohjen e plotë. Nëpërmjet njohjes së kualifikimeve tuaj ju keni shanse më të mira, të punësoheni si forcë speciale e kualifikuar. Këshillimi është i hapur dhe falas për të gjithë, pavarësisht nga nënshtetësia ose nga statuti i qëndrimit.
Informacione të mëtejshme:
- https://www.awo-stuttgart.de/index.php/migrant-innen/anerkennungs-und-qualifizierungsberatung
- www.netzwerk-iq-bw.de
Terminat aktuale