Dhoma e industrisë dhe tregtisë Hailbron-Franken ("IHK")
Dhoma e industrisë dhe tregtisë ju këshillon, nëse ju si forcë speciale e kini përfituar kualifikimin tuaj jashtë shtetit dhe doni të sillni aftësitë dhe dijenitë tuaja në Gjermani. Dhoma e industrisë dhe tregtisë ju mbështet gjatë integrimit në tregun e punës dhe angazhohet për të njëjtat shanse në profesion si dhe për suksesin profesional dhe social. Dhoma e industrisë dhe tregtisë ofron ndër të tjera ofertat e mëposhtme të këshillimit:
- këshillime për njohjen e kualifikimeve të huaja në fushën e industrisë, tregtisë, gastronomisë dhe shërbimeve
- vlerësimi i kualifikimeve dhe shanseve të suksesit të një njohjeje për shkak të dokumenteve të dorëzuara (diplomë, dëshmi pune dhe biografi)
- drejtimin për në vendin përkatës, i cili kryen vlerësimin respektivisht njohjen dhe kualifikimin
- informacione mbi mundësitë e formimit të mëtejshëm dhe të rikualifikimit profesional
Ju lutemi caktoni ju një termin nëpërmjet telefonit për një këshillim.