Organizatat e migrantëve

 

 

Në Hailbron jetojnë së bashku njerëz nga mbi 150 vende prejardhjeje. Kjo pasqyrohet po ashtu në jetën sociale dhe kulturore. Rreth  50 organizata migracioni, janë aktive në fushën e kulturës, fesë, sportit, organizimit të përbashkët të kohës së lirë si dhe të arsimit. Shumë nga këto organizata ofrojnë po ashtu mësimin e gjuhës amtare.

Një pikë kulminante në Hailbron është festivali i përvitshëm “Festivali i kulturave” "Pika e takimit Evropa" në sheshin "Kilianplatz". Atje mblidhen shumë nga shoqatat dhe ftojnë gjermanët dhe të imigruarit nga Hailbroni, të takohen nëpërmjet aktiviteteve folklorike, muzikës dhe sendeve të shijshme të kuzhinës. 

Nëse ju keni nevojë për informacione të mëtejshme, cilët referentë dhe shoqata ka në rrethet e ndryshme kulturore, ju mund t'i drejtoheni direkt vendit të shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimintë qytetit të Hailbronit nën integration@stadt-heilbronn.de

Që prej korrikut të vitit 2017 ka një shoqatë koordinuese të organizatave të migracionit në Hailbron. Synimin i shoqatës koordinuese është, të ofrojë një platformë dialogu ndërkulturor, të jetë një zëdhënës për një shoqëri emigracioni dhe të sensibilizojë shoqërinë pritëse për interesat e migranteve/migrantëve. Nëse ju dëshironi të anëtarësoheni si organizatë migracioni, kontaktoni ju lutemi kancelarinë e shoqatës koordinuese nën:

info@netzwerk-der-kulturen.de

.

Këtu ju gjeni pothuajse të gjitha shoqatat e sportit, kulturës, muzikës dhe këngës si dhe të hobit dhe kohës së lirë me oferta, adresa dhe referentë.