Kurse integrimi për të rinjtë

Kurset e integrimit për të rinjtë janë kurse gjuhe për të rinj me histori imigrimi nga mosha 16 deri në moshën 27 vjeç, të cilët tanimë zotërojnë shkrimin latin. Synimi i kursit të integrimit për të rinjtë është, të rriten shanset e të rinjve për një vend pune dhe mësimi profesioni.

Kursi përfshin 1000 njësi mësimi. Kohëzgjatja bazohet tek niveli gjuhësor përkatës. Nëse ju nuk keni asnjë njohuri të gjermanishtes, ju keni nevojë për kursin për rreth 10 muaj. Një testim klasifikimi ju mund ta bëni tek mbartësi i kursit. Kursi përfundohet me një provim, "Testim i gjermanishtes për imigrantë (DTZ)" me nivelin B1 dhe koston 1.95 € për çdo orë mësimi. Nëse ju e përfundoni me sukses kursin brenda 2 vjetësh, ju zëvendësohen 50 % të kostove. Ju nuk duhet të paguani, nëse

  • ju merrni të holla të II-ta të papunësisë 
  • ndihmë për shpenzimet e jetesës ose një
  • mbështetje tjetër financiare.

Kërkesat, p.sh. për lejimin ose çlirimin nga kostot, ju mund t'i shtroni tek mbartësi i kursit.