Leja e qëndrimit
Një lejë qëndrimi është gjithmonë e kufizuar. Nëse afati mbaron, ju mund të shtroni një kërkesë për ta zgjatur atë. Nëse leja e qëndrimit do të zgjatet, kjo varet nga kushte të ndryshme paraprake si p.sh. nga pjesëmarrja rregullisht në një kurs integrimi. Ju mund të bëni kërkesë për një lejë qëndrimi për shkaqet e mëposhtme:
- arsimim
- veprimtari pune
- shkaqe sipas së drejtës ndërkombëtare, humanitare ose politike
- familje