Pjesëmarrja e qytetarëve
Pjesëmarrja e qytetarëve
Në çështjet e pjesëmarrjes së qytetarëve qyteti i Hailbronit shkel rrugë të reja: hailbronianet dhe hailbronianët kanë tani më tepër mundësi, të informohen dhe të marrin pjesë. Në një platformë pjesëmarrjeje në Internet (https://wirsind.heilbronn.de), ku publikohen plane dhe projekte të qytetit, të interesuarit ndër të tjera mund të informohen rreth planeve aktuale, të marrin pjesë në anketime dhe të lidhen me punonjësit dhe punonjëset përgjegjës. Përveç kësaj, ndërmjetësohet një vështrim i proceseve të pjesëmarrjes, ku bëhet e qartë se pjesëmarrja në forma të ndryshme është e rëndësishme për administratën e qytetit. Për sa i përket temës së pjesëmarrjes së qytetarëve ju mund të mësoni më shumë në faqen e internetit të qytetit.
Agjenda lokale 21
Sipas motos "Së bashku për një Hailbron të qëndrueshëm dhe me aftësi për të ardhmen" Agjenda lokale 21 fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët dhe ekspertët, të vihen në shërbim së bashku për një zhvillim që qëndrueshëm ekologjik, ekonomik dhe shoqëror të Hailbronit. Agjenda lokale punon në rrethet e mëposhtme të punës udhe grupet e projektit (Rrethet e punës, gjendja më dt. 1.8.2017) dhe realizon gjatë kësaj projekte dhe aktivitete:
- Këshilli për mbrojtjen e klimës
- Rrethi i punës - Banimi
- Rrethi i punës - Ekonomi për mirëqenien publike
- Rrethi i punës - Lëvizshmëria
- Rrethi i punës - Qytet ndërkulturor
- Grupi i projektit "Fëmijët e kopshtit të fëmijëve të Hailbronit"
Baza dhe mandati i Agjendës lokale 21 janë vendimi i OKB-së i Rio de Zhaneiros, 1992 dhe 2015,për zhvillimin e qëndrueshëm në komunat në fushat: Ekologji - Ekonomi - Shoqëri.