Parathënie e vendit të shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimin
Të dashur qytetare te reja, të dashur qytetarë të rinj,
Një integrim i suksesshëm fillon me një kulturë të mirëseardhjes. Por kjo nuk është e përfunduar vetëm me thënien e mirëseardhjes. Struktura të mira dhe një qëndrim pozitiv kundrejt të resë janë ndër të tjera kushte paraprake, me qëllim që njerëzit nga vendet e tjera të ambientohen këtu. Gjatë kësaj njohja e ndërsjellë është e rëndësishme jo vetëm në fillim, ajo është një proces i vazhdueshëm për një bashkëjetesë paqësore në shumëllojshmëri dhe interkulturalitet.
Këshilli për pjesëmarrjen dhe integrimin thotë për këtë: „Detyra jonë është, të ndërmjetësojmë në dialogun ndërmjet kulturave. Ne punojmë për një qëllim të përbashkët të qytetareve dhe qytetarëve të Hailbronit, pavarësisht nga prejardhja e tyre. Sepse shumëllojshmëria e kulturave i përket markës së qytetit njëlloj si "fesche Käthchen" [Katerinka sqimatare] dhe kisha madhështore "Kilianskirche".
Ne dëshirojmë që Hailbroni të bëhet një shtëpi për të gjithë nacionalitetet që jetojnë këtu dhe përpiqemi në mënyrë ofensive për këtë. Këshilli vetëkuptohet po ashtu si një rrjet i kulturave për mirëqenien e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Hailbronit."
Këshilli për pjesëmarrje dhe integrim