Politika

Këshilli i komunës
Këshilli i komunës përfaqëson qytetaret dhe qytetarët e qytetit. Ai cakton parimet për administratën, merr vendime të rëndësishme, kontrollon buxhetin dhe mbikëqyr administratën. Me anë të kësaj këshilli i komunës përfaqëson dhe vendos mbi interesat sociale, ekonomike dhe kulturore të qytetit. Instancës i përkasin 40 këshilltare dhe këshilltarë të qytetit. Kryesues është kryetari i parë i lartë i bashkisë. Instanca zgjidhet çdo pesë vjet dhe i zhvillon mbledhjet si rregull një herë në muaj në bashki.

Informacione të mëtejshme

Këshilli i komunës i të rinjve
Që prej vitit 1998 ka në Hailbron një këshill të komunës së të rinjve. Për përkatësisht dy vjet zgjidhen 20 vajza dhe djem në moshën nga 14 deri në 18 vjet, të cilët angazhohen për interesat e të rinjve në Hailbron. Seancat, të cilat si rregull zhvillohet mujore, janë në pjesën më të madhe publike dhe mund të vizitohen me dëshirë.

Informacione të mëtejshme

Këshillat e rajoneve
Në çdo pjesë të qytetit ka një këshill rajoni me përkatësisht dhjetë anëtarë, i cili këshillon këshillin e komunës dhe administratën në çështje të rëndësishme të pjesëve të qytetit. Anëtarët zgjidhen nga këshilli i komunës pas çdo zgjedhjeje lokale në përputhje me përfundimet në rajonin e qytetit.

Këshilli për pjesëmarrje dhe integrim
Këshilli për pjesëmarrje dhe integrim në Hailbron ka gjithsej 20 anëtarë, ndër ta shtatë përfaqësuese dhe përfaqësues nga këshilli i komunës dhe 13 banore dhe banorë njohës të çështjes me histori imigracioni. Instanca kujdeset që prej vitit 2008 për përmirësimin e pjesëmarrjes dhe integrimit të hailbronerianeve dhe hailbronerianëve nga rrethe të ndryshme kulturore. Këshilli takohet si requll në tre seanca në vit dhe bashkëpunon në rrethe të ndryshme pune. Administrimin për këshillin e ka vendi i shtabit pjesëmarrje dhe integrim.