Njohja e kualifikimeve profesionale
Në Gjermani ka profesione të përcaktuar me rregullore dhe jo të përcaktuar me rregullore. Në rast të profesioneve jo të përcaktuar me rregullore nuk është e nevojshëm një njohje e kualifikimit profesional. Për profesione të përcaktuar me rregullore duhet të njihen kualifikimet e huaja për të ushtruar profesionin.
Cilët profesione janë të përcaktuar me rregullore, ju e mësoni nën:
Ecuria e procedurës së njohjes
Një procedurë njohjeje është e mundur për përfundime shkollore, akademike dhe profesionale. Procedura kryhet në disa hapa:
- Para shtrimit të kërkesës do të duhej të kryhej një këshillim personal, me qëllim që të sqarohen pyetje për vendin e njohjes, profesionin referues, për kohëzgjatjen e procedurës, për kostot dhe alternativat e mundshme e kështu më tej.
- Ju shtroni një kërkesë për shqyrtimin e barazisë tek vendi përgjegjës. Përgjegjësia rezulton nga profesioni juaj dhe vendi juaj i banimit.
- Varur nga profesioni juaj ju dorëzoni kërkesën tek vendi përkatës i njohjes.
- Procedura e njohjes është individuale. Sipas profesionit, ka vende të ndryshme të cilat janë përgjegjëse për shqyrtimin e barazisë.
Si rregull, që nga hyrja e dokumenteve të plota, procedura e njohjes zgjat tre muaj. Taksat për procedurën përcaktohen individualisht. Taksa minimale është 100 Euro, ajo maksimale 600 Euro. Masa të tjera llogariten në mënyrë të veçantë. Agjencia e punës ose qendra e punës mund t'i marrin përsipër kostot. Nën „referentët lokalë“ mësoni se cili vend këshillimi është përgjegjëse për ju.