Agjencia për punën

Agjencia për punën
Agjencia për punë këshillon punëmarrësit dhe punëdhënësit në të gjitha pyetjet për temën e tregut të punës dhe të formimit profesional. Detyrat thelbësore të agjencisë për punë janë:

  • ndërmjetësim në vendet e punës dhe të formimit profesional
  • këshillim për zgjedhjen e profesionit
  • këshillim për punëdhënësit
  • nxitje e mësimit të profesionit
  • nxitje e formimit të mëtejshëm profesional
  • nxitje e përfshirjes profesionale të njerëzve me aftësi të kufizuara
  • ndihmë për ruajtjen dhe krijimin e vendeve të punës.
  • shpërblime me të holla zëvendësuese si për shembull të holla për papunësinë ose të holla në rast falimentimi.

Përveç kësaj, për temën "Puna në Gjermani", ju mund t'i drejtoheni qendrës virtuale të mirëseardhjes "Virtuelle Welcome-Center" të Centralit të ndërmjetësimit për jashtë dhe të specializuar ("ZAV"). Atje ju merrni materiale informacioni në gjuhë të ndryshme dhe dërgoheni tek një referent nëse ju keni nevojë për një këshillim personal. Ofertat e ndryshme të këshillimit të agjencisë për punën janë falas për të gjithë.

Qendra e punës
Qendra e punës kujdeset dhe mbështet persona, të cilët kanë pretendim për të holla II papunësie. Synim i qendrës së punës është, të integrojë në punë dhe për formim profesional ata që kanë të drejtën e ndihmës si dhe të sigurojë shpenzimet e jetës. Nëse ju kini pretendim për mbështetje financiare, këtë ju e mësoni direkt tek qendra e punës. Në faqen e internetit të qendrës së punës ka kërkesa dhe formularë si dhe informacione në gjuhë të ndryshme.