Karta Blu

Karta Blu e BE-së është një titull qëndrimi dhe do të duhej të lehtësonte dhe nxiste imigrimin e qëndrueshëm të shtetasve shumë të kualifikuar të shteteve të treta në Gjermani. Karta Blu iu përshtatet personave, të cilët hyjnë duke udhëtuar drejtpërdrejt nga një shtet jo i BE-së, qëndrojnë tanimë me një titull tjetër qëndrimi në Gjermani ose kanë tanimë një Kartë Blu të BE-së në një shtet tjetër anëtar të BE-së. Ju mund të merrni Kartën Blu të BE-së nën kushtet paraprake të mëposhtme:

  • studime të përfunduara në shkollën e lartë (nëse përfundimi i shkollës së lartë nuk u përfitua në Gjermani, ai duhet ose të njihet, ose të të jetë i ngjashëm me një përfundim gjerman të shkollës së lartë ),
  • kontratë pune ose ofertë të detyrueshme vendi pune dhe
  • rrogë minimale vjetore bruto (Kufirin aktual të rrogës minimale vjetore bruto e gjeni nën www.bamf.de/blauekarte

Në rast të të ashtuquajturave profesione me mangësi si p.sh. inxhinierë, matematikanë ose mjekësi humane, vlen një kufi më i ulët i rrogës minimale vjetore bruto. Në këtë rast mund të pasojë dhënia [e kartës] vetëm me miratimin e Agjenturës Federale të Punës. Përjashtime ka, nëse përfundimi i shkollës së lartë u përfitua në Gjermani.

Informacione të mëtejshme: