Të holla për prindërit

Të holla për prindërit
Të hollat për prindërit sigurojnë pas lindjes së një fëmije një fillim të mirë në jetën e përbashkët me anëtarin e ri të familjes. Prindërit mund të zgjedhin ndërmjet tërheqjes së të hollave të deritanishme për prindërit (të hollat bazë për prindërit) dhe tërheqjes së të hollave plus për prindërit ose t'i kombinojnë të dyja, nëse fëmija u lind pas datës 01.07.2015.

Të hollat bazë për prindërit
Të hollat bazë për prindërit paguhet për nëna dhe baballarë për maksimal 14 muaj, të cilët mund ta ndajnë lirë hapësirën kohore ndërmjet njëri-tjetrit. Një prind mund të marrë në pretendim për vete të paktën dy dhe së shumti dymbëdhjetë muaj. Prindër të vetëm, të cilët i tërheqin të hollat për prindërit për të barazuar rënien e të ardhurave nga puna, mund të marrin në pretendim 14 muajt e plotë të të hollave për prindërit.

Të holla plus për prindërit
Të hollat plus për prindërit janë për nëna dhe baballarë, të cilët gjatë tërheqjes së të hollave për prindër duan të punojnë përsëri me orar të pjesshëm. Nga një muaj i deritanishëm i të hollave për prindër do të bëhen dy muaj të të hollave plus për prindër. Nëse nëna dhe babai vendosin të punojnë njëkohësisht për katër muaj përkatësisht 25 deri në 30 orë në javë dhe me këtë të ndajnë edhe kohën me fëmijën e tyre, ka një bono shtesë partneriteti në formën e katër të hollave plus shtesë për prindër, për çdo prind.