Qiraja dhe rryma elektrike

Pasqyra e qirasë
Pasqyra e qirasë e qytetit Hailbron jep një pamje të përgjithshme të çmimit të zakonshëm të qirave në Hailbron. Pasqyra e qirasë mund të shkarkohet falas në internet. Broshura e pasqyrës së qirasë mund të merret kundrejt pagesës tek seksionet e qytetarëve.

Qiraja e banesës
Qiraja e banesës përbëhet nga qiraja e ftohtë dhe nga kostot shtesë. Qiraja e ftohtë është një shumë fikse për përdorimin e banesës, e cila llogaritet si rregull sipas madhësisë dhe çmimit për metër katror. Kostot shtesë përbëhen nga kostot për ujin, ngrohjen, ujërat e papastra dhe administrimin. Ato llogariten zakonisht një herë në vit dhe sipas konsumimit.

Rryma elektrike
Merrni parasysh që rryma elektrike nuk është e përmbajtur gjithmonë në kostot shtesë. Në këtë rast, gjatë hyrjes në banesën e re, ju duhet të njoftoheni tek ofruesi përkatës i rrymës elektrike dhe të paguani rrymën elektrike si shtesë ndaj qirasë. Ofrues i rrymës elektrike në Hailbron është "ZEAG Energie AG". Ju po ashtu mund të zgjidhni ofrues të tjerë në internet (kërkim me fjalë "Stromanbieter" [ofrues rryme elektrike]).