Të hollat për fëmijë
Të hollat për fëmijë
Të gjithë fëmijët marrin deri në vitin e 18 - të moshës së tyre të holla për fëmijë. Përveç kësaj të hollat për fëmijë, nën kushte të caktuara, mund të vazhdojnë të paguhen. Kërkesa për të holla për fëmijë ju i merrni tek Agjencia për punën në Hailbron ose në linjë, në faqen e internetit të Agjenturës Federale të Punës. Kërkesën e plotësuar dërgoheni për t'u përpunuar tek arka e familjes Baden-Vyrtemberg lindje (Familienkasse Baden-Württemberg Ost) në Tauberbischofsheim.
Shtesa për fëmijë
Prindër të vetëm dhe çifte prindërish kanë pretendim për shtesa për fëmijë nëse:
- fëmijët e tyre janë të pamartuar,
- fëmijët e tyre janë nën 25 vjeç,
- jetojnë në ekonominë e tyre shtëpiake,
- për këta fëmijë tërhiqen të holla për fëmijë,
- të ardhurat mujore të prindërve e arrijnë kufirin e të ardhurave minimale,
- të ardhurat dhe pasuria që duhet të merren parasysh nuk e kalojnë kufirin maksimal të të ardhurave dhe
- nevoja e familjes mbulohet nëpërmjet pagesës së shtesave për fëmijë dhe prandaj nuk ekziston asnjë pretendim për të holla papunësie II/të holla sociale.