Parkimi

Mbi 6000 vende parkimi qëndrojnë të gatshëm për vizitorët në pjesën e brendshme të qytetit të Hailbronit. Krahas ndërtesave për parkim secili mund të parkojë edhe jashtë zonave të parkimit për banorët kundrejt pagesës. Bileta mund të merren në automatet për biletat e parkimit. Ju lutemi merrni parasysh gjatë kësaj kohëzgjatjen e lejuar të parkimit. Hailbroni është i ndarë në 37 zona parkimi për banorët. Me letërnjoftimin e parkimit ju keni të drejtë të parkoni në zonat e përcaktuara, mbi vendet e treguara të parkimit për banorë. Një pretendim për një vend parkimi të caktuar nuk ekziston. Letërnjoftime parkimi ju merrni tek seksionet e qytetarëve kundrejt një pagese.