Parathënie e vendit të shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimin

Të dashur qytetare te reja dhe qytetarë të rinj!

Çdo vit vijnë disa mijëra njerëz nga rrethe të tjera kulturore në Hailbron. Ata kanë për këtë shkaqe të ndryshme: Shumë u rekrutuan nga ndërmarrjet dhe punojnë këtu. Shumë njerëz shpërngulen për tek familjet e tyre, duan të studiojnë këtu, shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes brenda Evropës, janë arratisur ose kanë ardhur këtu për shkak të dashurisë. Ne ju urojmë të gjithëve mirëseardhjen në qytetin tonë dhe gëzohemi për interesimin tuaj, të jetoni këtu dhe të bëheni një pjesë e shoqërisë sonë. Meqenëse strukturat tonë të jetës së përditshme janë shpesh shumë më të ndryshme se sa ato të vendit tuaj të origjinës ne kemi bashkërenditur për ju në pjesën B të broshurës informacione të mëtejshme për temën mbërritja në Hailbron. Këtu ju gjeni persona të mëtejshëm për t'iu drejtuar dhe pika kontakti, të cilat mund t'ju këshillojnë, informojnë dhe t'ua lehtësojnë juve rrugën në shoqërinë e Hailbronit. Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj të bëhen më të kuptueshme strukturat tona.

Nëse ju mungojnë tema të rëndësishme, njoftohuni ju lutemi, me qëllim që ne të mund ta plotësojmë faqen tonë të mirëseardhjes në internet.

Roswitha Keicher

Drejtuesja
e vendit të shtabit për pjesëmarrjen dhe integrimin

Të dashur qytetare te reja, të dashur qytetarë të rinj,

Një integrim i suksesshëm fillon me një kulturë të mirëseardhjes. Por kjo nuk është e përfunduar vetëm me thënien e mirëseardhjes. Struktura të mira dhe një qëndrim pozitiv kundrejt të resë janë ndër të tjera kushte paraprake, me qëllim që njerëzit nga vendet e tjera të ambientohen këtu. Gjatë kësaj njohja e ndërsjellë është e rëndësishme jo vetëm në fillim, ajo është një proces i vazhdueshëm për një bashkëjetesë paqësore në shumëllojshmëri dhe interkulturalitet.

Këshilli për pjesëmarrjen dhe integrimin thotë për këtë: „Detyra jonë është, të ndërmjetësojmë në dialogun ndërmjet kulturave. Ne punojmë për një qëllim të përbashkët të qytetareve dhe qytetarëve të Hailbronit, pavarësisht nga prejardhja e tyre. Sepse shumëllojshmëria e kulturave i përket markës së qytetit njëlloj si "fesche Käthchen" [Katerinka sqimatare] dhe kisha madhështore "Kilianskirche".

Ne dëshirojmë që Hailbroni të bëhet një shtëpi për të gjithë nacionalitetet që jetojnë këtu dhe përpiqemi në mënyrë ofensive për këtë. Këshilli vetëkuptohet po ashtu si një rrjet i kulturave për mirëqenien e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Hailbronit."

Këshilli për pjesëmarrje dhe integrim