Njohja e të drejtës së hyrjes në shkollën e lartë

Nëse ju, si student ndërkombëtar, aplikoni tek "HHN" për një studim në gjuhën gjermane dhe të drejtën tuaj të hyrjes në shkollën e lartë e keni marrë jashtë shtetit, drejtohuni së pari tek Kolegji i studimeve në Konstancë (Center for International Students). Atje ju mund të lini të njihet e drejta e hyrjes në shkollë të lartë nga vendlindja juaj. Për shtetas gjermanë, të cilët e kanë marrë jashtë shtetit të drejtën e tyre të hyrjes në shkollën e lartë, njohja bëhet nga vendi përkatës i njohjes së Presidiumit të qeverisë Shtutgart. Nëse ju dëshironi të studioni në një shkollë tjetër të lartë se sa ajo e "HHN-së", informohuni më së miri direkt atje për kushtet paraprake ligjore dhe procedurën e aplikimit.