Punëdhënësi qyteti Hailbron

Qyteti Hailbron është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në regjion. Mbi 2900 vetë punojnë në fusha të shumëllojshme profesionale dhe çdo vit fillojnë mbi 90 vetë me një formim profesional tek ne. Qoftë formim profesional në një profesion klasik administrate, në fushën teknike ose sociale: qyteti i Hailbronit ofron detyra interesante, të shumëllojshme dhe të orientuara ndaj të ardhmes në rreth 30 profesione të ndryshme. Punonjësit dhe nxënësit profesionalë kujdesen së bashku me përkushtimin e tyre për këtë, që qytetaret dhe qytetarët, banoret dhe banorët si dhe vizitorët në Hailbron të ndihen mirë dhe që ndërmarrjeve t'iu ndihmohet shpejt dhe me kompetencë. Si ndërmarrje moderne shërbimesh qytetit të Hailbronit i qëndron në zemër zhvillimi individual i punonjësve të tij. Barazia e shanseve, përputhshmëria e familjes me profesionin dhe mbrojtja e shëndetit kanë rëndësi të madhe. Me nënshkrimin e "Kartës së shumëllojshmërisë" qyteti i Hailbronit ka vendosur për këtë një shenjë të qartë dhe një pohim.

Informacione të mëtejshme