Regjistrimi

Regjistrimi në seksionin e qytetarëve
Kushdo, i cili vjen në Gjermani ose shpërngulet brenda Gjermanisë, duhet të regjistrohet brenda dy javësh në qytet ose komunë. Qytetarë/qytetare të rinj/reja, të cilët/të cilat hyjnë në qytetin e Hailbronit, regjistrohen tek seksioni i qytetarëve të qytetit Hailbron. Për të gjithë banorët/banoret e rinj/reja, të cilët/cilat banojnë në rrethin e krahinës, është përgjegjëse komuna përkatëse. Regjistrimet tek qyteti i Hailbronit kryhen, sipas kushteve paraprake, ose direkt tek autoritetet për të huajt, ose tek një nga seksionet e qytetarëve.

Tek seksionet e qytetarëve të qytetit të Hailbronit duhet të regjistrohen personat e mëposhtëm:

  • personat të cilët jetojnë tanimë në Hailbron
  • personat nga shtetet e BE-së [Bashkimit Evropian] / EWR-së [Asociacionit Evropian të Tregut të Lirë]
  • personat me një titull të vlefshëm qëndrimi (p.sh. lejë qëndrimi, lejë e përhershme qëndrimi)

Nëse ju regjistroheni tek seksionet e qytetarëve të qytetit Hailbron, atëherë mbështeteni nga një udhëzues, i cili ju qëndron në dispozicion në 16 gjuhë. Ju lutem sillni me vete, për regjistrimin, pasaportën tuaj të vlefshme dhe/ose letërnjoftimin si dhe titullin e qëndrimi të të gjithë të afërmve që shpërngulen.

Regjistrimi në autoritetet për të huajt 
Qytetarë të rinj/qytetare të reja, të cilët/të cilat nuk janë qytetarë të Bashkimit Evropian dhe nuk janë në zotërim të një leje të përhershme të qëndrimit,regjistrohen tek autoriteti për të huajt në bashki. Për regjistrimin sillni me vete, ju lutemi,dokumentet e qëndrimit (p.sh. lejen e qëndrimit, vizën).