Titulli i qëndrimit

Titulli i qëndrimit

 

Sipas ligjit për qëndrimin, i cili më dt. 1 janar 2005ka hyrë në fuqi, jepen titujt e qëndrimeve si:

 

Lejimi i qëndrimit
Nëse shtroni në Gjermani një kërkesë për azil tek Enti Federal për Migraciondhe Refugjatë, ju merrni fillimisht një lejim qëndrimi.Lejimi i qëndrimit nuk është një titull qëndrimi.Vetëm pas një vendimi pozitiv mbi kërkesën e azilit, ju merrni një lejë qëndrimi.

Tolerimi
Një "tolerim" nuk është një statut qëndrimi në mënyrë të ligjshme dhe jepet prej autoriteteve për të huajt, nëse është pezulluar një largim me detyrim. Ai vërteton se dikush duhet të udhëtojë për jashtë, por që për shkaqe të ndryshme nuk udhëton paraprakisht për jashtë ose nuk largohet me detyrim. Një tolerim mund të lëshohet për disa muaj.
Nëse ju kini një lejim qëndrimi ose një tolerim dhe keni gjetur një vend pune, ju duhet të shtroni së pari tek autoritetet për të huajt një kërkesë për një lejë zënieje me punë. Kërkesa do të provohet nga autoritete për të huajt. Centrali i ndërmjetësimit për jashtë dhe i specializuar i agjencisë për punë vendos, nëse ju lejohet ta filloni zënien me punë.

Informacione të mëtejshme: