Pjesëmarrja e qytetarëve

Pjesëmarrja e qytetarëve
Në çështjet e pjesëmarrjes së qytetarëve qyteti i Hailbronit shkel rrugë të reja: hailbronianet dhe hailbronianët kanë tani më tepër mundësi, të informohen mbi planet e qytetit dhe të marrin pjesë për këtë. Për këtë qëllim përgatitet dhe publikohet rregullisht një listë me planet. Në këtë paraqiten të gjitha projektet e rëndësishme të qytetit.

Agjenda lokale 21 
Sipas motos "Së bashku për një Hailbron të qëndrueshëm dhe me aftësi për të ardhmen" Agjenda lokale 21 fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët dhe ekspertët, të vihen në shërbim së bashku për një zhvillim që qëndrueshëm ekologjik, ekonomik dhe shoqëror të Hailbronit. Agjenda lokale punon në rrethet e mëposhtme të punës udhe grupet e projektit (Rrethet e punës, gjendja më dt. 1.8.2017) dhe realizon gjatë kësaj projekte dhe aktivitete:

  • Këshilli për mbrojtjen e klimës
  • Rrethi i punës - Banimi
  • Rrethi i punës - Ekonomi për mirëqenien publike
  • Rrethi i punës - Lëvizshmëria
  • Rrethi i punës - Qytet ndërkulturor
  • Grupi i projektit "Fëmijët e kopshtit të fëmijëve të Hailbronit"

Baza dhe mandati i Agjendës lokale 21 janë vendimi i OKB-së i Rio de Zhaneiros, 1992 dhe 2015,për zhvillimin e qëndrueshëm në komunat në fushat: Ekologji - Ekonomi - Shoqëri.

Fondacioni qytetar i Hailbronit
Fondacioni qytetar i Hailbronit është një fondacion nga qytetarët e Hailbronit për qytetarët e Hailbronit. Projekte në fushat e mëposhtme mbështeten ndër të tjera nga fondacioni:

  • arsimim dhe edukim
  • shkencë dhe hulumtime
  • ndihmë për të rinj dhe të moshuar
  • puna për mirëqenien
  • përkujdesja paraprake shëndetësore publike
  • sporti
  • kultura dhe argëtimi
  • shërbimi i monumenteve
  • mbrojtja e mjedisit dhe natyrës si dhe shërbimi i topografisë
  • shërbimi i vendlindjes
  • ndërkuptim i popujve
  • qëllime bamirëse

Forumi vullnetaria
Forumi vullnetaria në rrethin e qytetit dhe të krahinës së Hailbronit lidh shoqata dhe organizata të ndryshme. Synim është që të nxitet dhe të lidhet në rrjet angazhimi qytetar. Pikat e rëndesës së forumit janë:

  • të përfitohen, të motivohen, të ndërmjetësohen dhe të këshillohen vullnetarët,
  • shkëmbim përvoje dhe kualifikime për aktivistë
  • nderime për vullnetarë,
  • punë lobi dhe publike për vullnetarinë.

Shoqatat
Në Hailbron ka një jetë aktive shoqatash. Shoqatat e sportit, kulturës, muzikës dhe këngës si dhe të hobit dhe të kohës së lirë ju i gjeni me ofertat e tyre, me adresën dhe me referentin në faqen e internetit të qytetit.