Formimi i mëtejshëm, dija dhe eksperimentimi

Shkolla e lartë popullore
Shkolla e lartë popullore (VHS) është një vend për të mësuar dhe për të gjithë atje - për gra, burra dhe fëmijë dhe pavarësisht nga arsimimi i tyre ose rrethi i tyre kulturor. Në "VHS" [Shkollën e larë popullore] ju mund të mësoni shumë gjuhë të ndryshme, të vizitoni kurse kompjuterësh, të kryeni diplomën e shkollës kryesore, të mësoni të gatuani, të jeni kreativ, të lëvizni dhe shumë gjëra të tjera. Të mësosh me njerëz të tjerë të jep kënaqësi! Ejani thjesht këtu ose informohuni në internet për ofertat e kurseve!

Biblioteka e qytetit
Biblioteka e qytetit të Hailbronit vendos në dispozicion për huadhënie medie të shumta në bibliotekën qendrore në K3, në bibliotekën udhëtuese "ROBI" dhe në bibliotekat e saj të pjesëve të qytetit në Bëkingen dhe Biberah. Krahas librave, muzikës, filmave, notave, lojërave, gazetave dhe revistave në vend ofrohen në huadhënien në linjë Hailbron-Franken edhe medie digjitale të të gjitha llojeve për t'u shkarkuar. Një platformë të mësuari me kurse të mësuari elektronikë plotëson ofertën në linjë. Aktivitete të shumëllojshme për fëmijë dhe të rritur ftojnë për një vizitë të bibliotekës. Në bibliotekën qendrore të Hailbronit qëndrojnë në dispozicion vende pune me PC [kompjuter personal] me lidhje interneti dhe W-LAN.

"Experimenta"
"Experimenta" është qendra më e madhe e shërbimit në hapësirën e gjermano-jugore. Nën moton "zbuloni përjetoni dalloni" "Experimenta" entuziazmon vizitorë fëmijë, të rinj, por edhe të rritur për tema shkencore natyrore dhe teknike. Në botët e ndryshme të temave dhe në akademinë hulumtues të rinj secili mund të eksperimentojë dhe kupton nëpërmjet kësaj më mirë shkencat e natyrës dhe teknikën. Oferta plotësohet nëpërmjet ekspozitave të veçanta, referateve dhe shfaqjeve eksperimentale.