Qendra e këshillimit për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale

Që prej vitit 2012 ekzistojnë në tregun e punës në Gjermani shanse të reja për njerëz, të cilët kanë mësuar një profesion jashtë shtetit. Kush dëshiron të lerë të njihet kualifikimi i tij në Hailbron, mund të lerë të këshillohet në qendrën "Welcome Center" Hailbron-Franken. Qendra e këshillimit për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale të AWO Shtutgart ofron atje rregullisht këshillime për të gjithë. Në këshillimin

  • ju mund të informoheni mbi procedurën e njohjes dhe dobinë e saj,
  • do të provohet, nëse janë përmbushur kushtet paraprake për një procedurë,
  • ndihmoheni, të gjeni profesionin gjerman referues,
  • ju ndihmojnë, të gjeni vendin përkatës për profesionin tuaj vetjak,
  • mbështeteni, t'i bashkërendisni dokumentet dhe të plotësoni formularët si dhe,
  • të vlerësoni kostot dhe të shqyrtoni mbështetjet e mundshme financiare.

Ju sqaroheni po ashtu për këtë, cilat mundësi kualifikimi ekzistojnë, me qëllim që ju të merrni njohjen e plotë. Nëpërmjet njohjes së kualifikimeve tuaj ju keni shanse më të mira, të punësoheni si forcë speciale e kualifikuar. Këshillimi është i hapur dhe falas për të gjithë, pavarësisht nga nënshtetësia ose nga statuti i qëndrimit.

Informacione të mëtejshme:

Terminat aktuale