Dhoma e industrisë dhe tregtisë Hailbron-Franken ("IHK")

Dhoma e industrisë dhe tregtisë ju këshillon, nëse ju si forcë speciale e kini përfituar kualifikimin tuaj jashtë shtetit dhe doni të sillni aftësitë dhe dijenitë tuaja në Gjermani. Dhoma e industrisë dhe tregtisë ju mbështet gjatë integrimit në tregun e punës dhe angazhohet për të njëjtat shanse në profesion si dhe për suksesin profesional dhe social. Dhoma e industrisë dhe tregtisë ofron ndër të tjera ofertat e mëposhtme të këshillimit:

  • këshillime për njohjen e kualifikimeve të huaja në fushën e industrisë, tregtisë, gastronomisë dhe shërbimeve
  • vlerësimi i kualifikimeve dhe shanseve të suksesit të një njohjeje për shkak të dokumenteve të dorëzuara (diplomë, dëshmi pune dhe biografi)
  • drejtimin për në vendin përkatës, i cili kryen vlerësimin respektivisht njohjen dhe kualifikimin
  • informacione mbi mundësitë e formimit të mëtejshëm dhe të rikualifikimit profesional

Ju lutemi caktoni një termin nëpërmjet telefonit.