Autoriteti i kujdestarisë

Sëmundjet psikike, por edhe aftësitë e kufizuara fizike, mendore ose shpirtërore mund të çojnë në këtë, që njerëzit në tërësi ose pjesërisht të mos jenë në gjendje të kujdesen për punët e tyre. Shpesh personat e prekur kanë nevojë pastaj për një person kujdestar, që mbështet në çështjet ligjore. Kujdesi do të instalohet vetëm nëse nuk ka ndihmë tjetër në dispozicion. Kujdesi mund të shmanget, nëse një person i besueshëm tanimë është i autorizuar ose mund të autorizohet ende. Kusht paraprak për këtë është që dhënësi i autorizimit në kohën e dhënies së autorizimit të jetë i aftë për të vepruar. Formularë për dhënien e një kujdestarie ligjore ju mund të merrni tek autoriteti i i kujdestarisë i qytetit të Hailbronit. Detyrat thelbësore të autoritetit të kujdestarisë në Hailbron.

  • Informacione të përgjithshme për autorizimin e përkujdesjes, dispozitën e kujdestarisë dhe të pacientit.
  • Informacione të përgjithshme dhe këshillime për pyetjet e të drejtës së përkujdesjes.
  • Këshillim i të afërmve të cilët kryejnë tanimë ose dëshirojnë të marrin përsipër një kujdestari.
  • Vërtetimet e nënshkrimeve në autorizimet e kujdestarisë dhe dispozitat e kujdestarisë (kundrejt një takse prej 10 Euro për ekzemplar)
  • Mbështetje e gjykatës së kujdestarisë në rast të shqyrtimit të nevojshmërisë dhe të vëllimit të një kujdestarie ligjore, propozim kujdestari të përshtatshëm ligjor, përfitim dhe mbështetje e kujdestarëve profesionale
  • Drejtimi i kujdestarëve

Për pyetje të tjera ju qëndron në dispozicion një punonjës/punonjëse i/e autoritetit kujdestar të qytetit të Hailbronit.